Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se forcat izraelite kanë goditur zëdhënësin e krahut të armatosur të Hamasit Abu Obaida.
Sipas tij, ende nuk ka konfirmim zyrtar nga Hamasi nëse ai ka humbur jetën.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, pohoi se Abu Obaida është vrarë gjatë një operacioni në Gaza, duke e quajtur këtë një goditje të rëndësishme ndaj Hamasit.
Ai falënderoi ushtrinë izraelite dhe shërbimin e sigurisë Shin Bet për ekzekutimin e operacionit, ndërsa paralajmëroi se sulmet ndaj grupit do të intensifikohen.
Hamasi ende nuk ka reaguar zyrtarisht për fatin e zëdhënësit të tij.