-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Papa Leo XIV: T’i japim fund pandemisë së armëve

Kryesoret

Gjatë lutjes së së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leo XIV bëri thirrje të fortë për paqe dhe ndaljen e dhunës globale, duke e cilësuar përdorimin e armëve si një “pandemi” që prek të pafajshmit, sidomos fëmijët.

“Lutemi për të gjithë fëmijët që vriten dhe plagosen çdo ditë në botë. Të ndalojmë pandeminë e armëve, të mëdha e të vogla, që infekton botën tonë,” u shpreh ai.

Papa gjithashtu përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, duke theksuar se koha ka ardhur që “logjika e armëve të zëvendësohet me dialog dhe negociata”.

Ai përmendi edhe sulmin e armatosur në një shkollë në Minesota, ku humbën jetën dy fëmijë, duke e përdorur si shembull të nevojës urgjente për të frenuar dhunën me armë në çdo cep të globit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit