-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

30 ditë paraburgim për instruktorin pas vdekjes së vajzës në poligon

Kryesoret

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim për Hashim Rexhepin, pronar dhe instruktor në poligonin e shenjëtarisë “Fazani-S”, pas incidentit tragjik ku humbi jetën një vajzë 24-vjeçare.

Sipas Prokurorisë, Rexhepi dyshohet për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, pasi lejoi hyrjen e viktimës dhe një personi tjetër në zonën e gjuajtjes pa mbikëqyrje profesionale.

Viktima L.S. u plagos rëndë nga një armë zjarri dhe humbi jetën në QKUK më 29 gusht.

Gjykata arsyetoi vendimin me rrezikun e mundshëm të arratisjes së të pandehurit dhe ndikimit në hetime, ndërsa mbrojtja ka kundërshtuar masën, duke theksuar se Rexhepi ka bashkëpunuar që nga momenti i parë dhe ka thirrur vetë policinë.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa masa e paraburgimit është caktuar deri më 30 shtator 2025.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit