-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama përfaqësues i organizatës kriminale Soros në Shqipëri

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Fondacionit Soros, duke e cilësuar këtë të fundit si një “organizatë kriminale ndërkombëtare” me ndikim të gjerë në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të SPAK, ku u paraqit sot sipas masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, Berisha akuzoi drejtpërdrejt George Soros për ndikim të dëmshëm në reformën në drejtësi në vend.

“Sistemi i reformës në drejtësi i George Soros, armikut të egër të kombit amerikan, kreut të organizatës kriminale ndërkombëtare, ka tentakulat e veta në Shqipëri. Ju e morët vesh se Presidenti i SHBA shpalli me aktin RICO, George dhe Alex Soros, organizatë kriminale. Kjo organizatë është ndërkombëtare dhe në Shqipëri është e plotfuqishme, e përfaqësuar nga Rama dhe familjarët e tij të afërt”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se ndikimi i kësaj organizate është i lidhur ngushtë me pushtetin aktual, duke e akuzuar kryeministrin për bashkëpunim me rrjete ndërkombëtare të korruptuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit