Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit. Paraditen e sotme, sulmuesi kaloi testet mjekësore në Torino.
Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen për të nënshkruar me shqiptarin e Kosovës.
“Zonja e Vjetër” do të paguajë 20-25 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Lille, ndërkohë që Zhegrova prej kohësh kishte arritur marrëveshjen personale me gjigantin italian.








