Monika Kryemadhi, pas paraqitjes në SPAK, tha se është njohur me materialet hetimore ndaj saj dhe familjarëve, duke akuzuar Prokurorinë e Posaçme për shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash.
Ajo paralajmëroi se nuk do të pranojë gjykim të shkurtuar dhe do të kërkojë ballafaqim me dëshmitarët që SPAK thirri, si dhe me të tjerë që do të thërrasë vetë.
Kryemadhi theksoi se në letër-porositë nga disa vende, përfshirë SHBA dhe Britaninë, evidentohen shkelje të procedurave nga SPAK.
Gjithashtu, do të ballafaqojë analizën financiare të prokurorisë me atë të ekspertit të saj, duke vënë në dyshim licencën e ekspertit të SPAK-ut.
Ajo akuzoi prokurorinë se po përdor dosjen për të intimiduar bizneset dhe po tejkalon kompetencat duke kërkuar informacione jashtë objektit të hetimit. Monika Kryemadhi paralajmëroi se do të thërrasë dëshmitarë të tjerë me emra “shumë interesantë”.