Monika Kryemadhi, ish-deputetja e Partisë së Lirisë, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Pas takimit me hetuesit, Kryemadhi ka deklaruar se nuk do të shkojë më në SPAK, duke shtuar se atje i thanë “mos vij më, kush të duron ty”.
Ajo është nën hetim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë, akuza që rëndojnë gjithashtu ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortit të saj.
Kryemadhi tha se ka marrë materiale hetimore, përfshirë 5 CD dhe fashikuj, dhe se ka njohur letër-porositë nga SHBA, Britania, Zvicra dhe Austria, të cilat, sipas saj, tregojnë se SPAK ka vepruar në mënyrë të paligjshme.