-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marta Kos: Nuk ka rrugë të shkurtra për shtetet kandidate të BE-së

Kryesoret

Në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, që po zhvillohet në Slloveni, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin Marta Kos ka theksuar se nuk ka rrugë të shkurtra për shtetet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, përfshirë Shqipërinë.

Kos theksoi rëndësinë e realizimit të të gjitha reformave nga vendet kandidate për të qenë gati për integrim.

“Ky proces nuk mund të jetë i suksesshëm nëse nuk kemi udhëheqës që besojnë vetë vete që ky institucion është gjëja më e mirë.

Duhen udhëheqës që i vendosin reformat mbi punët e përditshme, që dinë si t’i zgjidhin çështjet dypalëshe dhe së treti, udhëheqës që besojnë se është detyra e tyre që t’i shtyjnë qytetarët e vendeve të tyre në këtë pikë”, tha Kos gjatë diskutimit në forum.

Ajo theksoi gjithashtu se anëtarësimi në BE nuk varet vetëm nga institucionet në Bruksel, por edhe nga mbështetja publike për këtë proces. “Anëtarësimi nuk ka të bëjë vetëm me atë që bëjmë ne në Bruksel, ka të bëjë edhe me faktin se sa e mbështet publiku”, shtoi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit