-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria e Arsimit forcon rregullat për ndalimin e përdorimit të telefonëve celularë në shkolla

Kryesoret

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka shpallur masa të reja për ndalimin e përdorimit të telefonëve celularë dhe pajisjeve të ndërlidhura në institucionet arsimore parauniversitare.

Në një mesazh për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, Manastirliu theksoi se shkolla duhet të jetë një hapësirë e përqendruar në mësim dhe respekt, dhe përdorimi i telefonave dëmton këtë përqendrim.

Ajo sqaroi se rregulli i ri nuk është kundër teknologjisë, por ka për qëllim orientimin e përdorimit të saj në mënyrë të duhur.

Nxënësit nuk do të mund të përdorin telefonët gjatë orës së mësimit, përveçse në raste urgjente ku telefonat mund të dorëzohen në klasë dhe fikjen e tyre deri në fund të orarit mësimor.

Manastirliu bëri thirrje për bashkëpunim mes mësuesve, prindërve dhe nxënësve për të zbatuar këtë rregull, duke theksuar se ai është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e mësimit dhe mirëqenies së nxënësve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit