-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Evropa si një pacient me 27 mjekë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama komentoi sot situatën e Bashkimit Evropian duke përdorur një metaforë të fortë, duke e krahasuar unionin me një “pacient me 27 mjekë”, ku çdo shtet ka një “patolog” për të trajtuar problemet e tij.

Ai theksoi se problemi kryesor i Evropës është drejtimi që do të marrë në të ardhmen, duke shtuar se kontinentit i duhet të vendosë nëse do të thellojë integrimin apo do të shpërbehet në “copëza”, duke u bërë satelit i fuqive të tjera.

Rama gjithashtu vuri në dukje burokracinë e tepruar të BE-së, e cila, sipas tij, e bën Evropën më të vështirë si mjedis për biznesin.

Ai krahasoi ritmin e inovacionit në SHBA dhe BE, duke theksuar se ndërsa në Amerikë shpiken teknologji si OpenAI, në Evropë hartohen rregullore të reja për të përshtatur mjedisin, gjë që ndikon negativisht në zhvillimin e bizneseve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit