-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Jemi besnikë të Europës dhe nuk do të lëkundemi në politikën tonë të jashtme

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bledit, në Slloveni, ku diskutoi për rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se Shqipëria është një ndjekës i përkushtuar i politikave të Bashkimit Europian dhe se besnikëria e vendit ndaj BE-së nuk ka qenë asnjëherë në dyshim.

“Kur vjen fjala për ne dhe për mua, që përfaqësoj vendin tim, është paska ndryshe sepse nëse kryeministri slloven do të thoshte çfarë mendonte për Brukselin, atëherë nëse e thotë ka shumë për të humbur, ne nuk kemi. Duhet të jemi shumë të hapur dhe nga ana tjetër, përtej asaj se çfarë themi dhe shpreheni, besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim. Si europianë duam të jemi të lirë dhe të shprehim lirisht atë çfarë mendojmë, por kur vjen puna që të ndjekim Europën, ne jemi ndjekës vërtetë besnikë. Politika jonë e jashtme është 10% e harmonizuar me politikën e jashtme të BE. As nuk jemi lëkundur dhe as nuk e kemi vënë ndonjëherë në dyshim, sepse kur vjen fjala për besnikërinë jemi disi të verbër dhe kur themi që jemi me ty, jemi me ty deri në fund,” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit