-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Selatin Retkoceri: Pikat, ku e ka shkelur Dimal Basha Kushtetutën

Kryesoret

Dimal Basha ka shkelur Kushtetuten dhe Rregulloren e Kuvendit kur shpalli si të konstituar kuvendin

Neni 67 i Kushtetutës së Kosovës e precizon shumë kjartë konstituimin e Kuvendit, duke u precizu saktë se në seancën e parë pas zgjedhjeve duhet të:

  • verifikimi e mandateve të deputetëve,

  • zgjedhja kryetarit-es së Kuvendit dhe

  • zgjedhje e 5 nënkryetarve.

Rregullorja e Kuvendit e precizon se Kuvendi konsiderohet i konstituar vetëm pasi të jenë zgjedhur Kryetari dhe të gjithë nënkryetarët.

Juridikisht derisa nuk zgjedhen të gjithë nënkryetarët, procedura e konstituimit nuk është e përfunduar dhe Kuvendi nuk konsiderohet i konstituar.

Në rastin konkret kur është zgjedhur vetëm kryetari dhe nënkryetarët shqiptar, duke ju shmagur praktikave të kaluara kur edhe nënkryetarët e pakicave ishin zgjedhur në pako, këtu kemi shmagje nga rregullorja, veprim ky antiligjor që e bën të pavlefshëm gjithë procesin e zgjedhjes të nënkryetarve të minoriteteve.

Në pika të shkurtëra proçesin do ta përkufizonim si:

  • Juridikisht të kontestuar apo jolegjitime,

  • Praktikisht ky veptim paraqet vazhdim të ngërçit politik,

  • Sigurisht edhe njëherë do të aktivizohet Gjykata, pas ankesës së Listës serbe,

Ligjërisht: Kuvendi konsiderohet i konstituar vetëm kur zgjedhen Kryetari dhe të gjithë nënkryetarët.

Kjo që ndodhi në seancën e fundit ku Dimal Basha shpalli si të konstituar kuvendin, mund të konsiderohet shpallje politike, por asesi juridike

Dimal Basha sot në një adresim para gazetarve, vazhdon me e mbrojtë vendimin e tij për shpalljen e kuvendit si të konstituar, ai tregon se është takuar me presidenten, por përmbahet të tregoj se zonja Osmani e udhëzoj ate që të i përmbahen kushtetutes dhe rregullores së kuvendit.

Skenari i bllokadës po vazhdon, jemi të sigurt se kjo gjendje do të vazhdoj deri në një afat të papërcaktuar, apo krejt deri atëherë kur Albin Kurti do ti ketë votat për qeveri, ose krejt në fund kur nuk arrihet kjo, do të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme!.

Albin të lutem zhbllokoje shtetin se vërtetë je duke humbur gjithëçka që ky popull e ka arritur me shumë mund e sakrificë!.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit