-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj për Dhimitër Anagnosti: Humbje e madhe për artin dhe Tiranën

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti duke shprehur ngushëllime dhe duke e cilësuar këtë humbje si një goditje të rëndë për artin, kulturën dhe qytetin e Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan: “Ndarja nga jeta e mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, është një humbje e madhe për artin dhe kulturën tonë, e po aq e rëndë edhe për qytetin e Tiranës. Tirana humbi një nga qytetarët e saj model, që e deshi aq fort e ku ai krijoi aq shumë filma, që tani janë pjesë e historisë së çmuar kinematografike të Shqipërisë. Një krijues vizionar si ai, që i kushtoi jetën filmit shqiptar, artit të kinemasë dhe ekranit, do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm në kulturën tonë kombëtare. Prehu në paqe mjeshtër.”

Anagnosti, i njohur për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kinematografinë shqiptare, është një figurë e shquar që ka lënë pas një trashëgimi të çmuar në industrinë e filmit dhe në artin shqiptar në përgjithësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit