-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kombëtarja nuk gjen qetësi, Sylvinhos i duhet që të ndryshojë edhe portierët

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare nuk gjen qetësi. Pas dëmtimit të Ylber Ramadanit dhe Ernest Muçit, është detyruar të largohet prej problemeve fizike edhe portieri Elhan Kastrati.

Ai ka një dëmtim në gju dhe pasi iu nënshtrua analizave nga stafi mjekësor, u arrit në përfundimin se nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjet me Gjibraltarin e Letoninë.

Kastrati do të zëvendësohet nga Simon Simoni, i cili do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Letonisë në Tiranë.

Ditën e mërkurë në orën 17:00 do të jetë konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo, ndërkohë që në ora 18:00 do të zhvillohet seanca zyrtare stërvitore.

Shqipëria do të luajë më 4 shtator një miqësore ndaj Gjibraltarit në transfertë, me sfidën që nis në orën 18:00, ndërsa më datë 9 shtator do të presë Letoninë për kualifikueset e Botërorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit