Policia e Tiranës gjatë operacionit të koduar “Koordinata” ka arrestuar një 66-vjeçar me iniciale P.Ç., i cili po ujiste 54 bimët narkotike. Ai i kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij në fshatin Bilaj.
Gjithashtu është shpallur në kërkim 62-vjeçari me iniciale Xh.S., si dhe është proçeduar në gjendje të lirë babai i tij P.Sh., 82 vjeç.
Aksioni u zhvillua pasi dyshohet se babë e bir kishin kultivuar 2 parcela, 50 bimë narkotike.