Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore për të gjithë punonjësit që u angazhuar në luftën me zjarret këtë verë.
Në këtë shpërblim përfshihen efektivë të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse, në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025.