-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teatri i Operës dhe Baletit hap dyert për homazhet e Dhimitër Anagnostit

Kryesoret

Sot në hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit po mbahen homazhet në nder të regjisorit të madh Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Nga ora 10:00 deri në 13:00 familjarë, miq, artistë dhe qytetarë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare.

Homazhet po zhvillohen me një ceremoni shtetërore, e organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Lajmi për këtë ceremoni u bë publik nga vajza e tij, Juna Anagnosti, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Regjisori Dhimitër Anagnosti do të prehet në vendlindjen e tij, në Vuno të Himarës. Ai lindi më 23 janar 1936 dhe la pas një trashëgimi të pasur artistike që do të kujtohet gjatë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit