Agjencia për Sigurinë Ushqimore e Bosnjës dhe Hercegovinës kanë njoftuar se pjeshkët që importohen nga Shqipëria kanë rezultuar me përmbajtje pesticidi.
Sipas mediave boshnjake, pjeshkët e konstatuara me pesticide kanë kaluar kufirin pa pengesa dhe kanë përfunduar në tregun e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Agjencia paralajmëron se konsumimi i këtyre pjeshkëve nga fëmijët mund të tejkalojë ndjeshëm dozën referuese akute të pesticidit, duke përbërë rrezik serioz për shëndetin.
“Vlerësimi i shpejtë i rrezikut ka treguar se konsumimi i këtyre pjeshkëve nga fëmijët përbën rrezik të lartë për shëndetin,” deklaroi Agjencia.
Kryetari i Shoqatës së Bujqve, Nedžad Biço, fajëson institucionet përgjegjëse për kontrollin e importit të ushqimeve.
“Shoh si përgjegjëse të gjitha institucionet që mbikëqyrin kalimin e kufirit dhe hyrjen e mallrave, veçanërisht ushqimoreve. Këto mallra rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe dëmtojnë prodhimin vendas. Ku është inspektorati fitosanitar në kufi?” tha Biço.