Kompania e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë njofton se Komuna e Parisit në Tiranë, ka probleme me furnizimin. Kjo si pasojë e një defekti në rrjet.
”UKT ju bën me dije se, për shkak të një defekti të ndodhur, në zonën Komuna e Parisit ka pasur probleme me furnizimin me ujë të pijshëm.
Ekipet tona ndodhen në terren dhe po punojnë për të stabilizuar furnizimin gradualisht gjatë mbrëmjes. Preken nga kufizimi kryqëzimi i rrugës Tish Dahia dhe Dhimiter Shuteriqi, e Pallatet Hawaj”, thuhet në njoftim.