Në afërsi të pushimit të shoferit në autostradën Lushnje-Fier kanë ndodhur dy aksidente në seri, ku një person mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjës.
Në aksidentin e parë, një mjet tip Caddy goditi nga pas një Benz, që përplasi një tjetër Benz.
Aksidenti tjetër ndodhi kur një Skoda përfundoi tek barriera e hekurt, pa dëmtime për drejtuesin.
Policia po dokumenton ngjarjet dhe po menaxhon trafikun në zonë.
Ky kryqëzim konsiderohet problematik deri në zgjidhjen përfundimtare me mbikalime.