Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani ka njoftuar se situata është e qetë. Ai tha se nëse vjen ndonjë paralajmërim për eskalim në veri, Policia e Kosovës është e gatshme ta bëjë punën e saj.
“Nuk ka vend për shqetësim sa i përket sigurisë në veri, butoni apo ajo pulla e panikut është në Serbi, nëse ata e prekin atë, atëherë ne këtu kemi diçka ndonjë zhvillim, derisa të vjen ajo kohë ne jemi duke punuar. Në rast se ka diçka të tillë për t’u marrë ne jemi këtu”.
“Nuk ka vend për shqetësim. Kjo nuk është diçka e re, ne e kemi thënë gjithmonë, situata është e qetë, por është delikate. Në rast se vjen puna për ndonjë eskalim që shteti fqinj e do atë, ne jemi këtu dhe merremi me atë punë, nuk ka vend për shqetësim”, ka thënë Elshani. /Klankosova.tv