Shqipëria po stërvitet në Malaga para miqësores së parë historike kundër Gjibraltarit, që luhet të enjten në orën 18:00 në “Europa Point”.
Ndeshja shërben si provë për sfidën ndaj Letonisë më 9 shtator në Tiranë, në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.
Kuqezinjtë do të jenë pa Ramadani, Muçi e Kastrati për shkak dëmtimesh, ndërsa Bajrami është larguar nga grumbullimi.
Në ekip janë thirrur Simon Simoni, Enis Çokaj, Maldin Kaçurri dhe Cristian Shpendi.
Arbitrat e ndeshjes vijnë nga Uellsi, me kryesor Aaron Wyn Jones.