Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti, duke e cilësuar atë si një figurë të shquar dhe frymëzim për brezat e ardhshëm.
Anagnosti la pas një trashëgimi të pasur në kinematografinë shqiptare me 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, duke trajtuar tema sociale dhe historike.
Për kontributin e tij, ai u nderua me titullin “Nderi i Kombit” në vitin 2011.
“Veprat e tij mbeten të ngulitura thellë në kujtesën e publikut dhe janë dëshmi e talentit, përkushtimit dhe guximit të tij artistik. Ai ishte një njeri që i dha artit dinjitet dhe shoqërisë reflektim.”