-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Punësime parazite në ujësjellës, nga krushqia e politika

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë të fundit, ka kritikuar ashpër mënyrën se si janë menaxhuar ndërmarrjet e ujësjellësve në Shqipëri, duke i cilësuar si të mbushura me “punonjës parazitë”, të punësuar jo për meritë, por si rezultat i krushqisë, politikës apo miqësive lokale.

Ai theksoi se një nga problemet themelore të furnizimit dhe shpërndarjes së ujit është niveli i ulët profesional i burimeve njerëzore, dhe shtoi se shumë drejtorë e kuptojnë tashmë se pak punonjës të përgatitur bëjnë punën, ndërsa një pjesë e madhe tjetër janë të padobishëm.

Rama paralajmëroi një shkëputje të Operatorit Kombëtar të Ujit nga ndikimi politik, duke e krahasuar këtë proces me transformimin që, sipas tij, ka ndodhur më parë me OSHEE-në (Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike).

Ai u shpreh se OSHEE tashmë nuk funksionon më sipas vullnetit të partisë, por si një korporatë që ndjek rregulla menaxheriale dhe ka rezultate konkrete.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit