Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha bëri sot homazhe te kompleksi memorial në Prekaz, te varri i presidentit të parë, Ibrahim Rugova, te varri i veprimtarit Adem Demaçi, si dhe te memoriali “Heroinat” në Prishtinë.
“Me përulësi dhe nderim të thellë, mëngjesin e sotëm, bashkë me nënkryetaren znj. Albulena Haxhiu, e filluam me homazhe në Prekazin e lavdisë mbarëkombëtare, vendin ku liria jonë mori kuptimin më të thellë, falë sakrificës sublime të Familjes Jashari”, shkroi Basha në një postim në Facebook.
Basha të hënën u tërhoq pak nga arsyetimi duke kërkuar falje për një tekst bashkautorial të vitit 2012 kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.









