Një 34-vjeçar u vra në Shkodër mbrëmjen e sotme, 4 shtator në një atentat.
Viktima Kristian Kola ka qenë duke konsumuar një kafe kur u qëllua.
Në këtë moment, autorët kanë shkuar në ambientet e lokalit ku po qëndronte me një motor të zi.
Ata kanë shtënë ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend.
Autorët janë në arrati, policia njofton se ka ngritur postblloqe.