-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Arben Rakipi: Dy pikat kryesore të Kodit të ri Penal

Kryesoret

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi që është dhe kryesuesi i draftit të Kodit të ri Penal ka ka treguar bazat që grupi i punës ka marrë për paraqitjen e masave të dënimit.

Arben Rakipi tha se drafti për Kodin e Ri Penal, pavarësisht problemeve dhe gjërave që mbeten ende për t’u diskutuar, është dokumenti më i mirë penal që i është ofruar vendit tonë. “Sigurisht që elementët që lidhen me humanizmin e kodit, por qëllimi parësor është mbrojtja sociale dhe mbrojtja e viktimës dhe në cilësinë e saj mund të them se është dokumenti më i mirë penal që i kemi ofruar këtij vendi.

Për rrjedhojë them se shërbimi që do i bëhet publikut dhe institucioneve do të jetë mjaft i madh”, tha Rakipi. Ai tha se janë 2 elemente me rëndësi: depenalizimi i veprave dhe masa e dënimit të tyre. “Elementi i parë është elementi i depenalizimit të veprave dhe elementi i dytë është ai i dënimit dhe masës së tij. Janë dhe elementë të tjerë që janë të përgjithshëm dhe kontributi i gjithkujt është i rëndësishëm”, tha Rakipi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit