Ministria e Drejtësisë ditën e sotme po bën prezantimin teknik të draftit për Kodin e ri Penal. Më pas është parashikuar diskutimi në tryeza të përbashkëta, ku do të ftohen edhe grupet e interesit për të dhënë opinionet e tyre.
Projektligji për Kodin e ri Penal u hodh për konsultim publik më 27 gusht, nga Ministria e Drejtësisë me aktorët e sistemit të drejtësisë, partnerët ndërkombëtarë, universitetet, shoqërinë civile, mediat dhe qeverinë si pjesë e angazhimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe një domosdoshmëri për forcimin e Shtetit të së Drejtës.








