Një autobus dykatësh u ngjit në trotuar dhe u përplas jashtë te një prej stacioneve hekurudhore më të ngarkuara të Londrës.
Si pasojë janë plagosur të paktën 15 persoan dhe janë shtruar në spital. Ndërsa dy persona të tjerë janë trajtuar nga mjekët në vendin e aksidentit pranë stacionit Victoria.
Mes të plagosurve është edhe shoferi i autobusit të linjës 24. Në vendngjarje shkuan makina policie, ambulanca dhe një makinë zjarrfikëse.