Policia e Tiranës ka arrestuar 58-vjeçarin Rim Maxhaku dhe ka shpallur në kërkim Erjon Kryeziu 35 vjeç dhe Arlind Maxhaku 26 vjeç.
Në fshatin Urë, njësinë administrative Shëngjergj, policia ka zbuluar dy parcela, në të cilat ishin kultivuar 427 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Këto u asgjësuan me anë të djegies.
Ata të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar 427 bimë, të cilat ruheshin me dy kamera online, të vendosura pranë vendit të ngjarjes. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.