Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, ku u ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime, si dhe zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Masa do të jetë në fuqi nga 5 shtatori deri më 30 shtator.
“TË CAKTOJË ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë;”, thuhet në vendimin e saj.