Ish-presidenti amerikan Joe Biden i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e qelizave kancerogjene nga lëkura, ka bërë të ditur zëdhënësi i tij.
Edhe pse data e saktë e operacionit nuk është bërë publike, Biden është parë me një shenjë në ballë gjatë një daljeje në Rehoboth Beach, çka ka ngritur pikëpyetje për gjendjen e tij shëndetësore.
Kjo është ndër disa ndërhyrjet që ai ka kryer vitet e fundit.
Në vitin 2023, atij iu hoq një lezion kanceroz nga gjoksi, ndërsa edhe bashkëshortja e tij, Jill Biden, iu nënshtrua një operacioni Mohs për heqjen e dy njollave të dyshimta në lëkurë.
Shëndeti i Bidenit ka qenë në fokus veçanërisht pas thashethemeve për një formë të avancuar të kancerit të prostatës, megjithëse këto informacione nuk janë konfirmuar zyrtarisht.