Princesha e Uellsit Kate Middleton ka rikthyer vëmendjen me një ndryshim të dukshëm në pamje gjatë paraqitjes së saj të fundit.
Në moshën 43-vjeçare ajo u shfaq me flokë më të gjatë dhe më të çelur që i dhanë një pamje më të freskët dhe energjike.
Ky transformim i ka shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale, ku shumë fansa e kanë përshëndetur me entuziazëm, ndërsa të tjerë kanë shprehur dyshime lidhur me natyralitetin e flokëve dhe shëndetin e saj, duke përmendur sfidat shëndetësore që Kate ka kaluar më parë.








