-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kultivuan kanabis në Malësi të Madhe, arrestohen dy persona, në kërkim dy vëllezër

Kryesoret

Dy persona janë arrestuar në Malësi të Madhe për kultivim kanabisi. E. Sh., 47 vjeç, dhe K. Sh., 74 vjeç kishin kultivuar 5093 bimë narkotike në fshatin Alijaj.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë edhe S. Sh., 57 vjeçe, dhe u shpallën në kërkim dy vëllezërit B. Sh., 22 vjeç, dhe G. Sh., 25 vjeç, të afërm të gjithë me njëri-tjetrin.

Nga hetimet e kryera, në bashkëpunim me DVKM Shkodër, dyshohet se këta kanë kultivuar 5093 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatin Alijaj, në afërsi të banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit