Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shprehur shqetësimin për paaftësinë e Evropës për të ushtruar presion ndaj Rusisë, duke theksuar se “pa ndihmën e SHBA-së, nuk mund ta ndalim Putinin”.
Në një intervistë për Bloomberg, ai theksoi se mbështetja amerikane është vendimtare për fatin e luftës në Ukrainë.
Deklarata vjen në një kohë kur liderët evropianë po kërkojnë strategji të reja. Franca ka marrë rol udhëheqës në krijimin e një “koalicioni të të vullnetshmëve”, ku 26 vende janë shprehur të gatshme të kontribuojnë, madje edhe me trupa, për të garantuar sigurinë e Ukrainës.
Ndërkohë, SHBA ka përjashtuar angazhimin tokësor, por kërkon embargo të plotë ndaj naftës ruse. Zbatimi i saj, megjithatë, përballet me pengesa nga disa shtete si Hungaria dhe Sllovakia, që ende furnizohen nga Moska.