Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas raportit të publikuar nga Inspektorati i Përgjithshëm i SHBA. Meta akuzon kryeministrin Rama për rrëmbimin e qeverisjes përmes lidhjeve ndërkombëtare si Charles McGonigal dhe Georgos Soros.
“Ramaforma” ishte një “mundësi e madhe” vetëm për KryeNarkotrafikantin Edi Rama për të rrëmbyer qeverisjen e vendit, si dhe për ndërkombëtarët e korruptuar si Charles McGonigal dhe George Soros, por një humbje shumë e madhe për popullin shqiptar.
Vetëm hetimi i plotë dhe me transparencë i çështjes “McGonigal” rivendos drejtësinë në shinat e Kushtetutës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, por ky hetim kurrsesi nuk mund të bëhet nga ata që takoheshin fshehur si mafiozë të vërtetë me McGonigal dhe që kanë bllokuar prej tre vitesh hetimin e këtij krimi të faktuar shtetëror.”, shkruan Meta.









