-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nisja e vitit të ri shkollor, Policia e Shtetit merr masa për sigurinë e nxënësve

Kryesoret

Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e sigurisë përreth shkollave me nisjen e vitit të ri shkollor 2025-2026.

Drejtori i Rendit Publik, Agron Çuli prezantoi planin e masave dhe garantoi se do të ketë prezencë të shtuar të policisë rrugore dhe patrullave të ndryshme pranë institucineve arsimore. Ai garanton prindërit dhe qytetarët për angazhim maksimal në mbrojtje të fëmijëve gjatë gjithë vitit shkollor.

“Komisariatet dhe Stacionet e Policisë, për shkollat që kanë në juridiksion, do sigurojnë prezencë policore me shërbimet e kontrollit të territorit, me Ndihmës/specialistët e Policisë në zona, punonjësit e Policimit në Komunitet, shërbimet e Patrullave të Përgjithshme, Forcën e Posaçme “Shqiponja”, Policinë Rrugore dhe Policinë Kriminale, duke planifikuar, organizuar dhe kryer shërbime në bashkëpunim me Policitë bashkiake në afërsi të institucioneve arsimore, sidomos në orarin e fillimit dhe të mbarimit të mësimit, gjatë pushimit të madh apo gjatë ndërrimit të turneve në shkolla.

Policia Rrugore do të ketë një prani të shtuar në akset rrugore, veçanërisht pranë shkollave që ndodhen pranë rrugëve kryesore, si në fillim ashtu edhe në përfundim të procesit mësimor. Do të kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe rigoroze për drejtuesit e automjeteve që transportojnë nxënësit, duke përfshirë testet për alkool, kontrollin teknik të automjeteve dhe zbatimin e rregullave të transportit të nxënësve.

Ndihmës/specialistët e Policisë në zona dhe punonjësit e Policimit në Komunitet, do të mbajnë kontakt të përditshëm me drejtuesit e shkollave dhe oficerët e sigurisë në shkolla, dhe do të jenë në gatishmëri të plotë 24/7, për të koordinuar veprimet, me qëllim parandalimin e depërtimit të fenomeneve negative nëpër shkolla, si dhe për ndërhyrjen e menjëhershme për parandalimin e çdo veprimtarie kriminale që cenon sigurinë e nxënësve.”, u shpreh drejtori i Rendit Publik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit