Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se lija e majmunëve (Mpox) nuk konsiderohet më një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar. Vendimi u mor nga drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, për shkak të rënies së vazhdueshme të rasteve në vende si Republika Demokratike e Kongos, Burundi, Sierra Leone dhe Uganda.
Mpox është një infeksion viral i rrallë, që transmetohet kryesisht nga kafshët e egra, por edhe nga njeriu te njeriu nëpërmjet kontaktit të ngushtë me lëkurën, lëngjet trupore apo përmes kontaktit seksual. Periudha e inkubacionit zgjat zakonisht 6–13 ditë.