-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Nënë Tereza la pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar rolin e Nënë Terezës me rastin e 9-vjetorit të Shenjtërimit të saj. Osmani shprehet se Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi.

Ajo nënvizon se trashëgimia e Nënë Terezës është një thirrje që të jemi pranë të tjerëve, të dhurojmë dashuri dhe shpresë, si dhe të ndërtohet një botë më e drejtë dhe paqësore.

“Nga fshati i vogël i Letnicës, ku dëgjoi thirrjen hyjnore, në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan dhe pastaj në çdo anë të botës, Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi. Rrugëtimi i saj frymëzoi miliona njerëz. Veprat e Shën Terezës na kujtojnë fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit, prandaj trashëgimia e saj është një thirrje për secilin prej nesh: të jemi pranë të tjerëve, të dhurojmë dashuri dhe shpresë, si dhe ta ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më paqësore”, ka shkruar ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit