-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

26-vjetori i krijimit të Policisë së Kosovës, Proda: Të forcojmë bashkëpunimin

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ishte i pranishëm me rastin e 26-vjetorit të krijimit të policisës së Kosovës. Proda u prit nga homologu i tij, kolonel Gazmend Hoxha, të cilin e falënderoi për ftesën dhe për mundësinë që Policia e Shtetit të ishte pjesë e festimeve.

“Me rastin e 26-vjetorit të krijimit të Policisë së Kosovës, ju përcjell urimet e mia më të sinqerta juve personalisht dhe gjithë efektivëve të këtij institucioni të nderuar. Policia e Kosovës ka dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve, ndërsa partneriteti ynë mbetet një garanci e fortë për sigurinë e përbashkë”, theksoi Proda.

Gjithashtu nënvizoi edhe forcimin e bashkëpunimit midis dy policive për të goditur krimin e organizuar dhe trafiqet.

“Ju uroj të mbani me nder flamurin e shtetit tuaj dhe atë kombëtar, dhe të përmbushni sa më mirë misionin tonë, sa të vështirë aq edhe fisnik: të mbrojmë jetën me jetë. Dëshiroj më të mirën për të gjithë burrat, gratë, djemtë dhe vajzat e Kosovës dhe, në frymën e vëllazërisë, të forcojmë bashkëpunimin për të goditur krimin e organizuar dhe trafiqet”, tha Proda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit