Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi është huazuar te Trabzonspori për këtë sezon, me klubin turk që ka paguar 1 milion euro për shërbimet e tij.
Muçi ka thënë se do të japë maksimumin për të bindur Trabzonsporin që të blejë kartonin e tij, duke kërkuar të njëjtën shifër që Besiktas paguante te Legia, 10 milion euro.