-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Motor i djegur në Vukatanë, dyshohet se u përdor në vrasjen e Kristian Kolës

Kryesoret

Një motor i djegur është gjetur këtë të diel në fshatin Vukatanë të Shkodrës dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua pak ditë më parë.

Policia e Shkodrës ende nuk ka dhënë detaje zyrtare mbi motorin, por mjeti është sekuestruar dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizës për të zbuluar ndonjë gjurmë apo provë që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

Paraprakisht dyshohet se personat e përfshirë janë ndihmuar nga bashkëpunëtorë për t’u larguar nga vendngjarja pasi dogjën motorin, një skenar shpesh i përdorur për të humbur gjurmët pas krimeve të rënda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit