-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulaj thirrje fermerëve në Baldushk: Bëhuni pjesë e projekteve dhe eksportoni produktet tuaja

Kryesoret

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Blendi Sulaj ishte në Baldushk ku zhvilloi një takim me fermerët.

Sulaj u shpreh se fokusi i bashkisë është që të gjithë produktet e zonës të jenë konkurruese dhe të promovohen në tregjet në vend dhe më gjerë. Ai bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë në projektet dhe të përfitojnë nga ndihmat që vijnë.

“Bashkia e Tiranës ka grante për biznesin e vogël në zonat rurale dhe mbështet çdo iniciativë. Përmes partnerëve mund të merrni makineri bujqësore; fondet janë të hapura për t’u përfituar. Nuk është vetëm ndihmë që japim ne, por ndihmojmë njëri-tjetrin. Vetëm kështu produktet që dalin nga zonat rurale të Tiranës mund të jenë konkurruese jo vetëm në Shqipëri, por edhe për eksport. Regjistrohuni si fermer, aplikoni, bëhuni pjesë e projekteve dhe do të përfitoni shumë nga ndihmat që ju vijnë. Nuk është diçka që po jua jep shteti për t’u ndihmuar, ju e meritoni sepse shumicën e punës e bëni vetë”, tha Sulaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit