-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noizy: Do pranoja të bëhesha Ministër i Kulturës, nuk më duhen paratë në politikë

Kryesoret

Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur si Noizy, ka folur për ambiciet e tij politike gjatë një interviste televizive këtë të shtunë.

I pyetur nëse do të pranonte një ofertë për të qenë Ministër i Kulturës apo Zëvendësministër i Rinisë nga kryeministri Rama, ai u shpreh me vendosmëri se do ta pranonte.

“Noizy” tha se është një njeri që mban fjalën dhe nuk ka fituar paratë e tij në mënyra të paligjshme.

Ai theksoi se nuk i duhen paratë për të përdorur politikën për interesa personale. “Kam bërë shumë për të arritur këtu, pa u marrë me gjëra të paligjshme. Kam mjaftueshëm para për të jetuar dhe paratë nuk më bëjnë të lumtur,” u shpreh reperi.

Ai shtoi se e kupton natyrën njerëzore dhe se pasuria nuk është ajo që sjell paqen e vërtetë në jetë. “Njerëzit ndërtojnë kështjella të mëdha, por në fund duan të dalin jashtë dhe të gjejnë qetësi në natyrë,” tha Noizy.

Në fund, ai u zotua se nëse do të hynte në politikë, do të ishte një njeri që mban premtimet e tij, edhe pse nuk është politikan i stërvitur në fjalime të bukura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit