-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shaip Kamberi kërkon tabela me emërtimin e Preshevës

Kryesoret

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka depozituar një kërkesë që komuna e Preshenvës të ketë tabelën e vetë identifikuese, dhe jo atë të qytetit të Vranjës.

Kamberi me anë të një postimi në rrjete sociale shprehet se në komunën e Preshevës janë të regjistruar 12.387 automjete dhe ka 33.449 banorë rezident dhe gjithsej 59.024 banorë kur i shtohen edhe banorët jorezident.

“Presheva, njejtë si komunat e tjera, meriton të identifikohet me emrin e vet, prandaj kam dorëzuar iniciativë për t’a paisur komunën e Preshevës me tabela të veta të regjistrimit.

Në komunën e Preshevës janë të regjistruar 12.387 automjete, ndërsa komuna e Preshevës ka 33.449 banorë rezident dhe gjithsej 59.024 banorë kur i shtohen edhe banorët jorezident.

Me këtë numër të banorëve dhe me këtë numër të veturave të regjistruara, është plotësisht e arsyeshme dhe e domosdoshme që Presheva të ketë tabelat e veta të regjistrimit, dhe jo të mbajë ato të qytetit të Vranjës.

Presheva meriton trajtim të barabartë dhe simbolet e saj, përfshirë edhe tabelat e regjistrimit, të jenë të pranishme ashtu si në çdo komunë tjetër të Serbisë”, shprehet Kamberi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit