Në prag të përballjes ndaj Letonisë më 9 shtator, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, Kombëtarja shqiptare po vijon përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”.
Atmosfera në ekip është pozitive, ndërsa Myrto Uzuni ka zhvilluar një seancë të ndarë nga grupi, por pa shqetësime serioze dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen.
Shqipëria ndodhet aktualisht në vendin e tretë të grupit K, me 5 pikë.