Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se janë krijuar dy aleanca ushtarake në rajon që, sipas tij, janë drejtuar kundër Serbisë. Ai përmendi bashkëpunimin mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe aleancën Kroaci–Slloveni, duke e krahasuar situatën me aleancat para Luftërave Ballkanike në fillim të shekullit XX.
Vuçiç theksoi se këto zhvillime nuk janë të rastësishme dhe paralajmëroi se “dikush po përgatit diçka” në sfondin e tensioneve rajonale.
“Serbia nuk është mjaftueshëm e bindur dhe nuk do t’u shërbejë interesave të askujt tjetër përveç të sajave,” tha ai, duke shtuar se vendi duhet të përgjigjet me “durim dhe qetësi”.
Sipas Vuçiçit, këto aleanca lidhen me zhvillimet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe janë një përpjekje për të izoluar Serbinë në arenën ndërkombëtare.









