-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet i riu nga Kosova që plagosi rëndë me thikë një mësuese në Gjermani

Kryesoret

I riu i dyshuar për sulmin dhe plagosjen me thikë të një mësueseje në një shkollë profesionale në Essen u arrestua.

Policia e Essenit konfirmoi për Agjencinë Gjermane të Lajmeve se 17-vjeçari nga Kosova u arrestua pranë stacionit kryesor të trenit. Sipas njoftimit gjatë arrestimit policët qëlluan me armë ndaj të dyshuarit dhe e plagosën. Tani po merr trajtim mjekësor.

Hetuesit thanë se ai e kishte goditur me thikë viktimën e tij “disa herë”. Mësuesja, 45 vjeç, u plagos rëndë dhe po trajtohet tani në spital.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

Ministrja e Arsimit të landit NRW, Dorothee Feller, shprehu pikëllimin e saj për sulmin ndaj mësueses.

“Mendimet e mia janë me kolegen e plagosur, familjen e saj, nxënësit dhe të gjithë stafin”, deklaroi ministrja.

Shkolla po mbështetet nga inspektorati shkollor dhe nga psikologu i shkollës. Është e rëndësishme që nxënësit dhe mësuesit të mos jetë vetëm tani, tha ministrja. / DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit