-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eklips i plotë hënor këtë të diel, do të shihet edhe nga Shqipëria

Kryesoret

Të dielën në mbrëmje, Shqipëria do të ketë mundësinë të dëshmojë një eklip të plotë hënor, një fenomen mahnitës astronomik që ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna rreshtohen në mënyrë perfekte, duke bërë që Hëna të hyjë plotësisht në hijen e Tokës.

Spektakli do të nisë rreth orës 19:30, kur Hëna do të lindë e pjesshëm eklipsuar. Momenti kulmor do të jetë në 20:10, kur sateliti do të errësohet tërësisht, ndërsa fenomeni përfundon rreth orës 23:00.

Hëna do të marrë një ngjyrë të kuqërremtë, për shkak të procesit të njohur si Shpërndarja Rayleigh, e cila ndodh kur drita e Diellit filtrohet nga atmosfera e Tokës, duke drejtuar drejt Hënës vetëm valët e kuqe të dritës.

Për fat të mirë, moti pritet të jetë i kthjellët, duke ofruar kushte të shkëlqyera për vëzhgim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit