Policia e Mirditës ka arrestuar 53-vjeçarin, i identifikuar si Petrit Lul. 53-vjeçari kishte kultivuar në një parcelë në fshatin Ndërfanë me 85 bimë narkotike cannabis sativa dhe u kap duke u kujdesur të to.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


 
                                    





